Takimi i institucioneve të pavarura me Kryetarin e Kuvendit

Expired
 

Tema: Takimi i institucioneve te pavarura me kryetarin e kuvendit

Kryetari I ERE-s mori pjesë në takimin e radhës së Kryetarit të Kuvendit Z. Gramoz Ruci me institucionet e pavaruara, e organizuar me Videokonferencë më datë 07.05.2020. Z. Ahmeti raportoi mbi punën e Entit gjatë Vitit 2019 dhe për objektivat e Vitit 2020, duke theksuar ndër të tjera dhe zhvillimet e Sektorit përfshirë këtu dhe njohjen së fudmi të Kosovës si një Bllok I Pavarur, i cili do ti hapi rrugën krijimit të tregut të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe vënien në punë të linjes së interkonjeksionit.
Po ashtu, nga ana e Kryetarit u raportua mbi masat e marra në institucion dhe në Sektor për mbarvajtjen normale të punës, dhe sigurimin e detyrimeve të operatorëve për garantimin e furnizimit të popullatës me energji elekrike dhe të mos cënimit të të drejtave të konsumatorëve në këtë prizëm, si dhe falenderoi Kuvendin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në punën e Entit.



logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.